Vasili: Turp! Kryeministri hodhi poshtë amendamentet e studentëve
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar me anë të një postimi në Facebook, mbi mos votimin e amendamenteve të depozituara nga LSI, në mbështetje të kërkesave të studentëve.
Vasili shprehet se ky është një turp dhe se kryeministri hodhi poshtë amendamentet e studentëve.
“Këto janë amendamentet e studentëve për buxhetin, që LSI vetëm i çoi në sallën e Parlamentit për të zgjidhur kushtet c’njerëzore të tyre dhe ky kryeministër i paturp i hodhi poshtë ,i refuzoi, i përbuzi.” – shkruan Vasili.
Më poshtë statusi i plotë i Vasilit:
Kryeministri hodhi poshtë amendamentet e studentëve, turp turp.
LSI ka paraqitur amendamente për buxhetin duke reflektuar pikë për pikë kërkesat e studentëve nevojat e tyre bazike dhe kushtet e turpshme të jetesës së tyre në konvikte.
Ky kryeministër armik i studentëve që vjedh 30 milion euro në një ditë me kompani mashtruese,që ju dhuron miliarda oligarkëve me koncesione u kursen lekët studentëve dhe:
që i lë qindra vajza studente me disa banja,
që i lë studentët pa ujë për tu larë,
që i lë pa ngrohje,
që i lë nga gjashtë e më shumë studentë në një dhomë.
Këto janë amendamentet e studentëve për buxhetin, që LSI vetëm i çoi në sallën e Parlamentit për të zgjidhur kushtet c’njerëzore të tyre dhe ky kryeministër i paturp i hodhi poshtë ,i refuzoi, i përbuzi.
Turp turp turp.
KOHA JONË SONDAZH

