Vatikani nxjerr monedhën e veçantë me portretin e Nënë Terezës

Në 6-vjetorin e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Vatikani do ta kujtojë shenjtoren shqiptare me një monedhë të veçantë.

Selia e Shenjtë do të nxjerrë monedhën me vlerë 2 euro, që mban portretin e Nënë Terezës. Monedha është realizuar nga artistja Orietta Rossi.

Në anën e pasme është Nënë Tereza duke mbajtur në krahë një fëmijë indian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreth figurës, në krye shihet mbishkrimi “NËNË TERESA E KALKUTËS” dhe në fund “CITTÁ DEL VATICANO”. Në pjesën e drejtë, janë datat “1997-2022”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot bëhen 25 vite nga ndarja nga jeta e Nënë Terezës dhe 6 vite nga shenjtërimi i saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?