Vdekja e gardistit, kryeministri Rama reagon për akuzat e PD

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Korçë në kuadër të turit të fushatës së llogaridhënies. Pas ngjarjes së rëndë e cila tronditi mëngjesin e të shtunës, ku u gjet i vdekur brenda makinës së tij gardisti Shkëlzen Qordja,  me detyrë funksionale shofer i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka pasur një sërë reagimesh dhe teorish konspirative mbi ngjarjen.

Duke marrë shkas nga këto teori, gjatë fjalës së tij, teksa i shprehu ngushëllimet familjes, Rama theksoi se ngjarja në fjalë u përdor për të sulmuar ministrin Fatmir Xhafaj.

Një ditë më parë, edhe familja e viktimës, e cila nisur nga ky fakt, përmes një deklarate publike, kanë gjetur forcë për të kërkuar respekt për të ndjerin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ngushëllime të ndjera për gardistin që u nda nga jeta pasi mori një vendim ekstrem dhe befasues për të gjithë ne. Dua të ndaj me familjen të gjithë ndjenjëne  keqardhjes për faktin se përtej tragjedisë dhe dhimbjes së një familjeje për djalin, ata nuk mundën të gjejnë qetësinë për të lotuar brenda mureve të shtëpisë, sepse u gjendën nën rrebeshin  e zi të sulmeve politike, për të njëjtat arsye të mosarsyes që po dërrmojnë politikën tonë. Pa dashur fare t’ja dinë për respekt, për të vërtetën jo e jo, por as për një familje të thjesht. Versioni brutal ndaj djalit që u nda nga jeta, përfshirja e tij në skenarë fantazie makabër për të goditur ministrin e Brendshëm dhe qeverinë nuk ka fjalë për të komunikuar. Është i neveritshëm, i turpshëm, është një tjetër shembull i një vështirësie të jashtëzakonshme, artificiale ku ndodhet hapësira e debatit politik”- u shpreh kryeministri Edi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama i ka përcjellë një mesazh familjarëve, për të cilët tha se nuk arritën të gjejnë qetësi nga politika dhe opozita as në një tragjedi të tillë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155924509176523/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?