Veliaj jep lajmin e mirë për tifozët e futbollit: Një hapësirë e zjarrtë tifozerie
Ditën e nesërme nis Kampionati Botëror i Futbollit “Qatar 2022”. Për të qenë më afër tifozëve të futbollit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u ka dedikuar një hapësirë tifozerie ku secili mund të shijojë ndeshjet.
“Një super lajm për tifozët e Botërorit “Qatar 2022” ⚽️ – Mos e humbni FAN ZONE 🏆🏟️ në sheshin “Skënderbej”, një hapësirë e zjarrtë tifozerie, për t’u bërë bashkë dhe për të shijuar futbollin. Hapet nesër me ndeshjen 🇶🇦Qatar-🇪🇨Ecuador . Fitoftë më i miri! 😍”, shkruan Veliaj në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

