FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VELIAJ: MIRËPRES BLUSHIN NË FUSHATË, ËSHTË NJERI I ZGJUAR

 

Kandidati i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj ka shkrirë akujt me deputetin socialist Ben Blushi, kur është shprehur se e mirëpret atë në fushatën për kryeqytetin.

I ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në A1 Report, Veliaj është shprehur se Blushi është njeri jashtëzakonisht i zgjuar. Kandidati soaciliast ka deklaruar se është mirëpritur në fushatë çdokush që mendon se ky qytet mund të bëhet.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

Blushi pak kohë më parë ka mbështetur kandidaturën e Veliajt për Bashkinë e Tiranën, ndonëse ka kontestuar mënyrën e përzgjedhjes së tij. Në lidhje me kritikat e tij drejtuar qeverisë, Blushi është shprehur se kjo nuk lidhet me zgjedhjet lokale, e aq më pak me Veliajn, pasi askush nuk kërkon nga kryebashkiaku rritje të ekonomisë apo uljen e papunësisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?