FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Veliaj: Persekutori dhe i persekutuari bashkohen për të mbrojtur ndërtimet pa leje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ironizuar deputetin Klevis Balliu dhe analistin Fatos Lubonja, të cilët mbrëmjen e djeshme dolën së bashku, krah njëri-tjetrit në protestë, kundër projektit të ”Unazës së Madhe”.

Veliaj e cilësoi daljen e dyshes Lubonja-Balliu si nje tragji-komedi e kohëve tona, kur tha se ish-i persekutuari analist me persekutorin e vet mbrojnë ndërtimet pa leje.

“Kur shikoj se ata që ulërasin më shumë për etër dhe bij, janë ata që babi në kohë të Enverit dhe djali tani në këtë kohë bëjnë gjithë Tiranën vërdallë. Ajo që pashë sot është se si ish-i persekutuari analist me persekutorin e vet dolën për të mbrojtur ndërtimet pa leje. Kjo është tragji-komedia e kohëve tona, për të cilat Tirana nuk ka më kohë për të humbur”, u shpreh Veliaj gjatë një aktiviteti të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në sheshin “Skënderbej”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?