Veliaj takon kryebashkiakun e Romës, Gualtieri: Punojmë së bashku për t’i afruar më shumë qytetet tona

Në vizitën e tij në Romë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u takua edhe me kryebashkiakun e kryeqytetit italian, Roberto Gualtieri. Në një postim në Tëitter, Veliaj shkruan se me Gualtierin u ra dakord të punohet bashkërisht për të afruar edhe më shumë Tiranën dhe Romën.

“Pas takimit emocionues me Papa Françeskun, pata një takim vëllazëror me kryebashkiakun e Romës, Roberto Gualtieri! Kemi kujtime të shkëlqyera nga triumfi i ASRoma në finalen e UEFA Europa Conference League dhe do të punojmë së bashku për t’i afruar edhe më shumë qytetet tona”, thekson Veliaj.

Po ashtu Veliaj ishte i ftuar në Vatikan nga Papa Françesku, në kuadër të Vitit Europian të Rinisë. Kryebashkiaku e njohu Papën me lajmin për ndërtimin e shenjtores së Nënë Terezës në Kodrat e Liqenit Artificial.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?