Vendimi i qeverisë: 25 maji, ditë pushimi për të gjithë Tiranën. Nuk lejohen makinat

25 maji, dita kur do të luhet finalja e Europe Conference Ligue, do të jetë pushim për të gjithë administratën publike për qarkun e Tiranës.

Lajmi është dhënë nga Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi pas mbledhjes së qeverisë.

Çuçi theksoi se pushimi do të bëhet në kuadër të masave për këtë event të madh sportiv për vendin tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Data 25 të shpallet ditë pushimi për të gjitha institucionet publike që janë pjesë e qarkut të Tiranës, do të jetë pushim për këtë qark. Kjo masë merret si masë për një ngjarje siç është finalja e konferencës së Ligës, ku presim një fluks të njerëzve që vijnë”, tha Çuçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mësohet se këtë ditë nuk lejohet asnjë makinë pa autorizim të lëvizë.

Për këtë ndeshje priten të vijnë afro 100 mijë tifozë italianë dhe hollandezë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?