Veprimi spektakolar i deputetit të PD, Salianji

Sot deputeti Salianji i PD ka bërë një veprim spektakolar ironie. Pak ditë pasi u kapen në portin e Durrësit dy makina të mbushura me 3.4 milionë euro, deputeti i PD-së Ervin Salianji ka bërë të njëjtin “veprim”.

Ai shkoi sot në parlament me një makinë “Toyota yaris”, si makinat të cilat u kapën në Durrës të mbushura me euro dhe me dy çanta të mëdha në të cilat ishin stampuar monedha evropiane.

Të dielën në dy makina “Toyota Yaris” u sekuestruan 3,4 milionë euro, ndërsa PD akuzoi Taulant Ballën si të lidhur me personat e akuzuar për këto para që konsiderohen të pista.

Ndërsa dje Balla bëri kallëzim penal ndaj Lulzim Bashës për nxjerrje të sekretit hetimor dhe shpifje

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?