Versioni i ri i PS për dështimin e negociatave: Qarqe antishqiptare në BE
Pas shtyrjes me një vit të negociatave, mazhoranca ka nisur një fushatë propagande mbarëkombëtare për ta paraqitur dështimin si sukses.
Fillimisht ishte strategjia se shtyrja nuk është humbje për Shqipërinë, por një fitore e madhe, pasi më në fund kemi një datë. Kjo ishte mënyra sesi u paraqit në Tiranë vendimi i ministrave të Jashtëm të BE ditën e martë.
Ndërkohë sado optimiste të jetë një variant i tillë, faktet janë më bindëse sesa propaganda. Publikimi i raportit të ministrave të jashtëm të BE tregoi se pas disa rreshtave pozitive për Shqipërinë, qeverisë i kërkohet që brenda 12 muajve të përmbush 12 kritere. Në qershor të vitit 2019, Komisioni Europian sërish do të verifikojë çdo kusht që i është vendosur Shqipërisë dhe nëse më pas do të vendoset nëse do të hapen negociatat ose jo. Ky qëndrim i BE mund të quhet në shumë forma, por vetëm hapje negociatash pa kushte jo.
Pasi faktet kanë dalë në dritë dhe pasi strategjia e suksesit imagjinar nuk po funksion, mazhoranca është hedhur në sulm në një tjetër drejtim.
Në një pjesë e mediave afër qeverisë sot i kanë mëshuar linjës së armiqve të jashtëm. Në jo pak media thuhet se fakti që vendimi merret pas një viti tregon për një “frymë anti shqiptare të BE”. Kjo skemë serviret në opinion si justifikimi i radhës për qeverinë. Pra, nuk ishte faji i qeverisë që nuk u hapën negociatat, por qëndrimet anti-shqiptare të disa vendeve të BE ndaj Shqipërisë.
KOHA JONË SONDAZH

