Vettingu në Polici, LSI: Konfirmon lidhjen me krimin dhe drogën

Pastrimi i figurës së punonjësve të policisë, apo siç njihet si Vettingu në Policinë e Shetit, u prezantua në komisionin e Sigurisë për pr/ligji nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Për deputetin e LSI-së, Endrit Braimllari, ky Vetting mbi uniformat blu konfirmon denoncimet dhe akuzat e LSI-së se Policia e Shtetit është e kapur nga krimi dhe droga.

”Projektligji për Vettingun në Policinë e Shtetit konfirmon dhe njëherë atë çka ne kemi thënë prej kohës, që Policia e Shtetit është lidhur me krimin e organizuar dhe trafikun e lëndëve narkotike, E përfshirë drejtpërdrejtë në deformimin e vullnetit të votuesve në zgjedhjet e fundit”,-u shpreh deputeti i LSI-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej Braimllari, shton se Vettingu për Policinë është i rrethuar me pikëpyetje të rëndësishme. Ai përmend trupën që do kalojë në sitë 13 mijë punjonjësit e Policisë të Shtetit, ku thotë se në projektligjin e paraqitur nga ministri Xhafaj, nuk flitet kush është trupa që do realizojë këtë vlerësim.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Kjo nisëm duhet vlerësuar, por duhet të sqaroj disa pika të rëndësishme. E para kush e bën Vettingun e asaj trupe që do kalojë në Vetting Policinë e Shtetit? Kjo nuk parashikohet. Si mund të fillojë ky proces pa kaluar në Vetting ata që do kryejnë procesin?! Kjo nuk është e moralshme që një trup kalon në Vetting Policinë e Shtetit, ndërkohë ajo trup nuk bën Vetting për vete, pra çfarë besushmerie do sjelli kjo për procesin”?,-thekson më tej Braimllari.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?