VIDEO/ Basha në Elbasan: Rama po e kthen vendin në monizëm

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një takim në qytetin e Elbasanit me qytetarë dhe demokratë të këtij qyteti.

Basha, nga Elbasani tha se  kryeministri Edi Rama ka ndërtuar shtetin e hajdutëve që shkel ligjin nga mëngjesi deri në darkë.

“Nuk mund të ketë as zgjedhje të lira, as çlirim nga oligarkia që ka kapur për fytyre Elbasanin. Njeriu që varfëroi dhe vodhi financat  e shtetit, rriti çmimin e naftës dhe energjisë dhe tani bëhet gatiç të çimentojë pushtetin e krimit.  A e pranon Elbasani këtë? Natyrisht që jo nuk e pranon as Durrësi, as Shkodra, ndaj bashkohemi të dielën me një vendosmëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ditë për ditë, shqiptarët dhe mbarë bota lemeriten me përmasat e korrupsionit të Edi Ramës. Kurrë më parë aferat korru[ptive, nuk kanë marrë dimensionet shtazore. 216 kontrata sekrete, qindra milionë euro para që iu marrin ju vogëlushit të Elbasanit dhe Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Para që vidhen dhe shpërdoren nga listat e barnave që kurrë nuk rimbursohen. Me këto qindra milionë euro që grabit Edi Rama, ushqehet Edi Rama një grusht hajdutqësh që tani vjedhjet e bëjnë me kontrata sekrete që nuk publikohen më. Kjo bandë hajdutësh ka vjedhur vetëm 4 vitet  efundit 4.6 miliardë eruo, sa gjithë shpenzimet e shtetit. Këto para që marrin me taksa nuk ia kthejnë kurrë njerëzve. E bëmë Elbasanin dhe Tiranën një metropol. A ka vende  pune në Elbasan? Sigurish që jo se. Paratë banda i ka përvete për pushtetin e vet. I bëri një bandat kriminale të Elbasanit madje e goditën policinë, ky është shteti i hajdutëve që shkel kushtetutë dhe ligj n ga mëngjesi në darkë. Sot e ka gjithë populli kundër me një mesazh.  Sot, i gjithë populli është i bashkuar në krye të kësaj beteje në krye të PD, një partie që kishte misionin të shkatërronte diktakturën. “-tha Basha.

Pritja

Me qindra makina kanë dalë ta presin Bashën në rrethrrotullimin e Bradasheshit me flamujt të Partisë Demokratike dhe thirrjet ‘Rama ik’

“Po vazhdojmë rrugen drejt Elbasanit ku më presin me qindra qytetarë.

Vetëm pak ditë para protestës së 2 qershorit në orën 19 në Tiranë. Është një vargan i gjatë makinash që kanë dalë të presin nga autostrada deri nga Bradashesh.

Na presin më qindra qytetarë në Elbasan në takimin e orës 17.00

Karvani i makinave nuk do na e bëjë të lehtë

Me një entuziazëm të madh ku janë mbërthyer të rinj dhe të moshuar”, thotë Basha në videon.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?