VIDEO/ Berisha: Faleminderit djemve e vajzave që luftuan për lirinë, e miqve që investuan për Kosovën

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i pranishëm në festimet e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. I ftuar nga shteti i Kosovës, ish-kryeministri Berisha ka zhvilluar takime të shumta.

Pak para se të niste seanca solemne për të festuar këtë 10 vjetor të pavarësisë, ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një deklaratë për mediat e pranishme.

‘Kosova përjetoi vuajtjet më të mëdha që kontinenti ka njohur, por qëndroi e pamposhtur.  Çështjen e saj, udhëheqja politike e shndërroi në një çështje të ndërgjegjes së kombeve të civilizuara, axhendës së tyre që në një moment të caktuar vendosën ti thonë padrejtësisë dhe shtypjes së egër, se nuk tolerojmë më.

Swiss Digital Desktop Reklama

Së bashku me burrat e gratë, djemtë e vajzat e Kosovës, angazhuan forcën e tyre në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarëve më të shtypur të asaj kohe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndaj dhe ne shprehim bashkërisht një mirënjohje të pakufishme ndaj të gjithë atyre që bënë të mundur që sot të festojmë krenarisht këtë ditë të madhe për Kosovën, por kjo është një ditë e madhe edhe për Shqipërinë e Rajonin.

Kjo është një ditë e madhe edhe për Perëndimin dhe atyre që investuan për lirinë e Kosovës, e shohim sot një Kosovë që ecën e sigurtë drejt horizonteve të zhvillimit, që ecën e sigurtë drejt integrimeve euro-atlantike. Shumë faleminderit dhe urime të përzemërta’, tha gjatë fjalës së tij, ish-kryeministri Sali Berisha.

/ SYRI.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?