VIDEO/Bllokohen 12 akset kryesore, Basha: Beteja është pa kthim

Opozita ka nisur në orën 18:00 protestën e bllokimit të akseve rrugore në të gjithë Shqipërinë. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur marshimin e tij me protestuesit në Bradashesh.

Me thirrjet “Rama ik”, Basha së bashku me ish-deputetët e PD-së dhe LSI-së Edmond Spaho, Endri Hasa dhe Luciano Boci ndodhet në mbikalimin e Bradasheshit, në Elbasan.

”Beteja që ka nisur është pa kthim. Historia do tregojë se kjo betejë do të përfundojë me shporrjen e qeverisë së krimit dhe triumfin e vlerave europiane. E ardhmja e shqiptarëve është Europa”,-shkruan Basha në facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?