FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Tension në Rrugën e Kombit, policia përplaset me protestuesit

Ka nisur protesta e qytetarëve kundër taksës së vendosur nga qeveria e Edi Ramës që nis nga 5 euro për të kaluar në Rrugën e Kombit. qindra e qindra banorë janë mbledhur në qendër të qytetit të Kukësit në mënyrë të organizuar për t’u nisur drejt tunelit të Kalimashit.

Por policia duket se ka vendosur që të bëjë pritë në rrugën e Kombit protestuesve. Aktualisht ka tension mes protestuesve dhe policisë.

Protesta organizohet kundër taksës së vendosur për rrugën. Protesta është thirrur nga këshilli bashkiak dhe është mbështetur nga shoqëria civile dhe të gjitha bizneset, të cilat kanë mbyllur qepenat e tyre. Po kështu me qindra shtetas kosovarë janë nisur nga Kosova për t’iu bashkuar protestës.

Swiss Digital Desktop Reklama

TAKSA E “RRUGËS SË KOMBIT”

Swiss Digital Mobile Reklama

Klasa 1/ Motorët – 2.5 Euro

Klasa 2/ Veturat – 5 Euro

Klasa 3/ Autobus & kamionçina – 11.2 Euro

Klasa 4/ Kamion i mesëm – 16.2 Euro

Klasa 5/ Kamion i rëndë – 22.5 Euro

Ministria e Infrastrukturës dhe Transporteve thotë se të ardhurat do të shërbejnë për mirëmbajtjen e këtij aksi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?