Vijojnë debatet në komision, Rama: Mos më fyeni inteligjencën!
Kryeministri Edi Rama ka debatuar me kryetaren e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku, e cila e pyeti për mbledhjen e qeverisë të datës 16 dhjetor, ku sipas PD u kaluan brenda një dite 17 procedura për një kompani inceneratorësh.
Pjesë nga debatet
Tabaku: Me qetësi, ta përfundoj logjikën.
Edi Rama: Ju duhet të hiqni dorë nga citimi i shtrembër që ju bëni.
Tabaku: Nuk do t’jua ndërpres fjalën, vetëm ta dëgjojmë njëri tjetrin deri në fund. Është e drejtë që sot nuk ka incenerim. A jeni në dijeni të faktit që ministri dhe agjenci të shtetit më 16 dhjetor kanë hapur garën dhe kanë mbyllur garën kanë deklaruar 17 akte të ndryshme, kanë hapur ankesa në një sistemi të ngritur nga qeveria juaj, për vendimin e qeverise të datës 17 dhjetor.
Rama: Unë nuk bëra ironi kur thashë që ju ishit e saktë kur sollët raportin e BE. Ndërhyrja ime kishte të bënte me faktin që ju keqcituat. Unë nuk e thashë që nuk ka incenerim. Mos thoni gjëra që ju keni opinione. 16 orë e ka mbajtur komisioni hetimor sekretarin e shtetit amerikan dhe merreni shikojeni pyetje, përgjigje dhe nuk ka komente.
Sa i takon pyetjes me 17 vendimet, ju i keni marrë nga dëshmitarët paraardhës. Kryeministri zgjidhet për tu udhëhequr dhe të udhëheqsh do të thotë çfarë dhe pse. Çfarë do bëjmë, ku do shkojmë, pse do ta bëjmë dhe si do ta bëjmë këtë gjë. Ka një makineri për të bërë këtë punë me hallkat e shtetit. Kjo makineri shtetërore ka bërë detyrën e vet. Nuk kam asnjë arsye në botë që ti vë pika apo presje dëshmitarëve. I keni marrë këto përgjigje.
Tabaku: Kur flasim për një makineri shtetërore flasim për përgjegjësi. A mbani mend mbledhjen e qeverisë të datës 17 dhjetor?
Rama: Zonja Tabaku, opinioni tuaj është opinioni tuaj nuk keni pse e ndani me mua. Unë nuk refuzoj ti përgjigjem asnjë pyetje, por duhet të më bëni pyetje për rolin tim si Kryeministër. Mua më rezulton se këtu është zbardhur e gjitha rruga e vendimmarrjes. Nga pikëpamja e atyre përgjegjësive individuale para ligjit për të cilat organi i hetimit identifikon shkelje është diçka që i takon secilit, nuk është pjesë vendimmarrëse. Shteti është i keq, pushteti tundon të madh dhe të vogël. Nuk jam unë njeri që me keni organizuar si kreu i një organizatë kriminale qëndrimi im është heroikisht i sjellshëm. Unë i përgjigjem pyetjeve një për një, por kur më pyesni a e mbani mend mbledhjen …sikur është miratuar ndonjë vendim për të sulmuar dikë. Unë i qëndroj pikë për pikë atij vendimi. Ca është kjo a e man mend? Jo, nuk e mbaj.
Rama: Mua mos më cito sipas qejfit. Mos më ofendo inteligjencën.
Tabaku: Nuk e mbani mend mbledhjen e qeverisë.
Rama: E kam problem ofendimin e inteligjencës. Mos më cito logjikën, ju po bëni propagande. Mbaj mend vetëm një mbledhje kur vumë foton e Ismail Qemalit. Atë mbledhje e mbaj mend.
KOHA JONË SONDAZH

