FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vijon debati e sulmi Veliaj-Tabaku! Kryebashkiaku: Ke përfituar leje ndërtimi nga bashkia

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj teksa është thirrur në Komisionin e Inceneratorëve në cilësinë e dëshmitarit, i ka thënë kryetares së këtij komisioni, Jorida Tabaku, se ajo ka përfituar prej tij leje ndërtimi.

Veliaj tha se leja është e merituar për ndërtime në fushën e Aviacionit. Ndërkohë Tabaku ka mohuar këto deklarata, duke thënë se janë gënjeshtra dhe nuk është përfituese me asnjë vend.

Debati:
Tabaku: Ke vendim të këshillit bashkiak që i ke dhënë 45 mln euro inceneratorit të Tiranës?

Swiss Digital Desktop Reklama

Veliaj: Je përfituese, Bashkia të ka dhënë leje ndërtimi për te Aviacioni, e ke merituar, por…

Swiss Digital Mobile Reklama

Tabaku: Turp të kesh, nuk jam përfituese.

Veliaj: Familja.

Tabaku: Jo, po gënjen, ke blerë çdo gjë në këtë vend, por mua nuk më blen. Fokusohu këtu 45 mln eurove ia ke dhënë koncesionarit të Tiranës?

Veliaj: Qetësohu mor goc, me qetësi. Pala që quhet bashkia e Tiranës. Kjo është marrëdhënie mes privatëve.

Tabaku: Është dhënë një monopol për dherat, 45 mln euro sipas librat e shitjes-blerës, ku është marrë ky vendim?

Veliaj: Sot Tirana është më e pastër e dinë të gjithë, edhe 30% më e lirë se Luli. Tek Aviacioni, familja jote…

Tabaku: E kam për nder që vij nga një familje e nderuar, por ju abuzoni. Turp është të vjedhësh siç ke bërë ti. Vendimi i këshillit bashkiak si është?

Veliaj: Është si të blesh telefonin dhe të thuash se përse nuk morët vendim të këshillit bashkiak. Qetësohu, do bëhesh me tiroide.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?