Vlahutin i përgjigjet deklaratës së fortë të Berishës
Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar pas akuzave të ish-Kryeministrit Sali Berisha, se ambasadorja Romana Vlahutin i kishte kërkuar ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla arrestimin e tij.
Delegacioni i Bashkimit Europian i quajti këto deklarata si trillime të pabaza.
“Bashkimi Europian nuk komenton rreth trillimeve, të cilat janë krejtësisht të pabaza”, – u shpreh zyra e delegacionin për “Tv Klan”.
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se Llalla i kishte raportuar ish-Presidentit Bujar Nishani kërkesën e zonjës Romana Vlahutin, ndërsa ai vete e kishte mësuar nga diplomatë të huaj.
Berisha denoncon: Ambasadorja e BE, Vlahutin, i ka kërkuar Llallës arrestimin tim
KOHA JONË SONDAZH

