Vllahutin në Mirditë: Ja si mund të zhvillohet Shqipëria
Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vllahutin ishte sot në Mirëditë ku theksoi rëndësinë e zhivllimit të bashkive. Në fjalën e saj, Ambasadorja tha se pa u zhvilluar bashkitë nuk mund të ketë zhivllim të Shqipërisë.
“Shqipëria nuk mund të zhvillohet pa u zhvilluar bashkitë e saj, pasi duke qenë më afër qytetarëve, këto insitucione janë fuqia themelore e një shteti”, tha Vllahutin, e cila më pas, duke qenë dhe në krah të propagandës qeveritare për “arritje”, premtoi mbështetje për zonën.
“Ju keni sfida të mëdha, ne e dimë këtë, por po shikojmë se ndryshimet po ndodhin dhe kjo është gjë pozitive. Të gjithë duhet të mendojmë se si mund të bëjme një listë me prioritete për Bashkinë tuaj dhe t’ju ndihmojmë jo vetëm me grante, por që dhe të keni të gjithë kapacitet e duhuara për të marrë fondet e BE-së”.
KOHA JONË SONDAZH

