Vokshi i përgjigjet Ballës me këngën për Enver Hoxhën (VIDEO)

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla njoftoi sot se do të padiste deputeten e PD, Albana Vokshi. Padia e zyrtarit të PS erdhi pas akuzave që Vokshi bëri ndaj Edi Ramës dhe kryebashkiakut Veliaj për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Në një reagim për mediat, Balla tha se çdo akuze të PD, PS do t’i përgjigjet me padi penale për tu dhënë fund abuzimeve.

Pas qëndrimit të Ballës, Albana Vokshi ka postuar në faqen e saj zyrtare në Facebook një video të vjetër të Festivalit Folklorik të Gjirokastrës. Në video shfaqet Taulant Balla, në atë kohë fëmijë, që këndonte me grupin e të rinjve të Librazhdit një këngë për diktatorin Enveer Hoxha.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2035957383082672&id=561441153867643

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Xhaxhi Enver kenduar nga A K

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?