FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vokshi në shtëpinë e Trump, Paloka e pyet për Rusët (FOTO)

Albana Vokshi, kryetare e komisionit parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, anëtare e kryesisë së Partisë demokratike, gjendet në Shtetet e Bashkuara, ku mori pjesë në një konferencë kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Gruas organizuar nga Rrjeti i Grave për Demokraci dhe Instituti Republikan Amerikan.

Deputetja e PD-së nuk ka nguruar as të postojë disa foto nga brenda shtëpisë së Bardhë, ku e shoqëron me këtë diçiturë: ”White House-Shtëpia e Bardhë. E bardhë nga jashtë, plot ngjyra nga brenda”.

Menjëherë ndaj këtij postimi ka reaguar edhe nënkryetari i PD-së në kuvend. Me ironi Edi Paloka e pyet nëse ka parë ndonjë ruse aty rrotull?

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo ironi vjen në një moment ku politika në vend është e nxehtë nga shkrimi në revistën amerikane ”Mother Jones”. Revista tregonte se si paratë që kishin burime nga Rusia shkonin në një rrjet kompanish si pagesë për lobistët që ndihmonin Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?