Votoi kundër arrestimit të Tahirit, PDIU zyrtarisht në mazhorancë me PS-në
Votimi i pak minutave më parë, ku 75 deputetë votuan kundër arrestimit të deputetit socialist Saimir Tahiri shënoi dhe zyrtarizimin e PDIU-së në koalicionin mazhoritar, duke i bashkuar për herë të dytë në këtë sesion parlamentar votat me socialistët.
Janë 5 deputetë të cilët zgjodhën të bojkotojnë sallën e Kuvendit në momentin që do të votohej për imunitetin e Saimir Tahirit. I pari ishte vetë Saimir Tahiri që zgjodhi ta braktisë sallën. I dytë është ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj që ndodhet për një vizitë në Itali. Po ashtu mësohet se në sallë mungonin edhe deputetët Tom Doshi e Vangjel Tavo. Deputeti i 5-të që nuk ka qenë i pranishëm ishte Agron Çela.
Por pavarësisht këtyre mungesës së dy socialistëve në sallë, Tahirit dhe Xhafajt, votuan u plotësuan nga tre deputetët e PDIU-së të cilët bënë të mundur që votimi kundër arrestimit të merrte 75 vota, nga 74 deputetë që numëron grupi aktual parlamentar i PS-së.
Ky është votimi i dytë i rëndësishëm i këtyre dy muajve të parë të punimeve të Kuvendit, ku bashkimi me PS-në do të shënohej në votimin e kryetarit të Kuvendit, ku tre deputetët e PDIU-së votuan pro kandidatit të atëhershëm të propozuar nga PS-ja, Gramoz Ruçi, pikërisht në momentin kur opozita akuzonte Ruçin për të kaluarën e tij.
KOHA JONË SONDAZH

