Vr*sja e ndërtuesit në Vlorë, PD: Nurihan Meta të japë dorëheqjen si anëtare e KLP-së

Partia Demokratike kërkon largimin e menjëhershëm nga detyra të anëtares së KLP-së, Nurihan Meta, pas krimit të ndodhur dje në Vlorë, me autor djalin e saj, 33-vjeçarin Rei Meta. Përmes një deklarate për shtyp, zëdhënësja e PD-së, Mirela Karabina u shpreh se Meta është pengesë për hetimin për shkak të konfliktit të interesit.

“Për shkak të dhunës të ushtruar nga shtetasi Rei Meta, djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Meta, humbi jetën shtetasi Armando Meshau; si dhe faktet e bëra publike nga hetimet paraprake, të cilat dëshmojnë se djali i anëtares së KLP-së vepronte si sekser duke përdorur emrin dhe prestigjin e postit të së ëmës, kërkojmë një hetim të thelluar jo vetëm të krimit të kryer nga Rei Meta, por edhe të këtyre akuzave publike që sot rëndojnë mbi Nurihan Meta”, u shpreh Karabina.

Partia Demokratike i bëri thirrje Nurihan Metës të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugën drejtësisë. Karabina u shpreh se “Partia Demokratike mbështet prokurorinë për një hetim të gjithëanshëm të kësaj ngjarje të rëndë në të cilën humbi jetën Armando Meshau”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?