FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vuçiç në Tiranë për Kosovën, takon Ramën dhe Mogerinin

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç udhëton drejt Romës për 8 maj për t’u takuar me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e brendshëm të Italisë, Matteo Salvini.
Tema kryesore e këtij takimi do të jetë dialogu me Kosovën, shkruajnë mediat serbe.

Pasi përfundimit të takimit në Romë, Vuçiç do të udhëtojë drejt Tiranës për t’u takuar me Përfaqësuesen e Lart të BE-së, Federica Mogherini në kuadër të procesit ‘Brdo-Brioni’ i cili mbahet për dy ditë në kryeqytetin shqiptar. Dialogu Kosovë-Serbi pritet të jetë në fokus të takimit Mogherini-Vuçiç.

Kjo do të jetë vizita e dytë e Aleksandar Vuçiç në Shqipëri, por e para si president i Serbisë. Në maj 2015 ai vizitoi Tiranën në cilësinë e kryeministrit të Serbisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?