FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vuçiç: Shërbimet sekrete perëndimore e ndalën korrigjimin e kufijve

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka zgjedhur të dielën, disa ditë pas Samitit të Berlinit për të dërguar një porosi. Ai këtë e ka bërë në stilin e tij.

Fillimisht ka lajmëruar se në Serbi do të shkojë një investitor perëndimor në fushen e “Hi -Tech” ku ka thënë se do të punojnë njerëzit më të shkolluar të Serbisë. Pastaj në intervistën për Televizionin Pink ka folur edhe për Kosovën duke thënë se ideja e tij për korrigjimin e kufijve është thyer nga shërbimet sekrete perëndimore. “Sot e kuptoj mirë se atë që e kam ofruar nuk ka mundur të kalojë për shkak të presioneve të fuqishme të disa vendeve, shërbimeve të tyre sekrete, të cilat i aktivizuan të gjitha agjenturat në vende të ndryshme, edhe ato politike edhe ato mediale që të punojnë apriori kundër një zgjidhje të tillë” ka thënë Vuçiç shkruan express.

”Cila është zgjidhja tash, përveç asaj që Kosova dhe Metohia, jo me dëshirën time ose qe unë e kam njohur, do ta fitojë pavarësinë dhe sovranitetin në tërë territorin” ka thënë Vuçiç. Si zakonisht ai ka vazhduar përplasjet me opozitën në Serbi duke i goditur ata për faktin që e kanë penguar të  “nxjerrë diçka pët popullin e saj”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?