Vullnetarizmi, Meta: ”Aleanca e Dhurimit të Gjakut”, mision që shpëton jetë
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizimit, përmes një postimi në facebook, shprehu falënderime për të gjithë dhuruesit e gjakut, që u bënë pjesë e ”Alenacës për Dhurimin e Gjakut”, e iniciuar nga Presidenca.
Më tej Kreu i Shtetit, shkruan se ”Aleanca e Dhurimit të Gjakut”, ështl një kauzë jetike dhe një mision human që shpëton jetë njerëzisht. ”Sot në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, dua të falënderoj të gjithë ata të rinj e të reja, burra e gra, institucione, shoqata e aktorë të shoqërisë civile, të cilët me vullnetarizëm janë bërë pjesë e ”Aleancës për Dhurimin e Gjakut” duke mbështetur këtë kauzë jetike, nisur nga nevoja dhe misioni human për të shpëtuar jetë njerëzish”.
Në fund, Presidenti dha mesazhin se dhurimi i gjakut është një proces 100% i sigurtë dhe një proces tepër i shëndetshëm, ”sidomos për të rinjtë dhe për të rejat, të cilët unë besoj do vijojnë me vullnetarizëm të bëhen edhe promovuesit kryesorë të kësaj Aleance dhe të këtij solidariteti njerëzor”.
Postimi i plotë
Sot në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, dua të falënderoj të gjithë ata të rinj e të reja, burra e gra, institucione, shoqata e aktorë të shoqërisë civile, të cilët me vullnetarizëm janë bërë pjesë e ”Aleancës për Dhurimin e Gjakut” duke mbështetur këtë kauzë jetike, nisur nga nevoja dhe misioni human për të shpëtuar jetë njerëzish. Dhurimi i gjakut është një proces 100% i sigurtë dhe një proces tepër i shëndetshëm, sidomos për të rinjtë dhe për të rejat, të cilët unë besoj do vijojnë me vullnetarizëm të bëhen edhe promovuesit kryesorë të kësaj Aleance dhe të këtij solidariteti njerëzor.
KOHA JONË SONDAZH

