Xhafaj-Gjonaj firmosin marrëveshje me Britaninë, Duncan: Luftë peshqve
Një ditë pas takimit në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka mbërritur në zyrën e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Mësohet se në këtë takim i pranishëm në këtë takim është edhe ambasadori britanik në vendin tonë, Norman Duncan.
Sot ministrat Xhafaj dhe Gjonaj, firmosën marrëveshjen me ambasadorin britanik në vendin tonë, Norman Duncan. Ambasadori britanik është shprehur se marrëveshja synon shkëmbimin e informacionit për kriminalitetin mes dy vendeve dhe intensifikimin e luftës kundër “peshqve të vegjël” dhe të mëdhenj.
”Qeveria shqiptare dhe ajo e Britanisë së Madhe kanë nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi, që synon përmirësimin e drejtësisë penale, duke hetuar dhe parandaluar veprimtaritë antiligjore në territoret përkatëse, përmes shkëmbimit të informacionit mbi të dhënat kriminale”,-thuhet në reagimin e ministrisë.
”Ne jemi duke bërë dicka ndryshe. Nënshkruam një memorandum bashkëpunimi për të ndarë me dy vëndeve të dhënat për personat e përfshirë në kriminalitet në Angli dhe Shqipëri. Ky ëshë një shembull i mirë i punës që ne bëjmë bashëkrisht mes dy qeverive në luftën me krimin e organizuar këtu në Shqipëri dhe Mbretërinë e Bashkuar. E gjitha kjo është për te kapur “peshqit e vegjël”, “peshqit e mëdhenj” pra peshq të çdo madhësie. Ky është një hap i madh në puën tonë të përbashkët”,-tha Duncan.
Marrëveshja e nënshkruar në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, krijon kushtet ndërmjet palëve për shkëmbimin e informacionit të historikut kriminal, lidhur me një dënim apo gjurmët e gishtave, për shtetas të Mbretërisë së Bashkuar dhe shtetas shqiptar. Kjo do të ndihmojë në cilësinë e drejtësisë penale, duke rritur informacionet e shkëmbyera, administruar nga 2 vendet partnere. Informacion mes agjencive do të shkëmbehet edhe për shtetas nga vendet e treta, duke zvogëluar në këtë mënyrë kërcënimet e sigurisë së brendshme dhe sigurisë publike.
KOHA JONË SONDAZH

