Xhelil Gjoni: PD-në e krijuam ne, Imami dhe Pashko i kanë zbatuar një më një rekomandimet që u dhamë

Ish-sekretari i Partisë së Punës së Shqipërisë për Tiranën, Xhelil Gjoni, thotë se drejtuesit komunistë të kohës, kanë kontribuar për krijimin e Partisë Demokratike.

Ai shprehet se të gjitha rekomandimet që u janë dhënë themeluesve të PD-së dhe PR-së janë zbatuar, ndërsa e ka parë problematik gjithmonë rolin e Azem Hajdarit për agresivitetin e tij.

Arben Imami dhe Gramoz Pashko janë takuar shpesh me mua gjatë kohës që krijohej PD dhe pas krijimit.

Të gjithë mësimet që u kemi dhënë i kanë zbatuar një më një.

Vetëm se na dilnin jashtë loje kur takonin elementë si Azem Hajdari, që shpërthenin kot.

Ai u përkiste elementëve agresivë që krijonin situata tensioni”, ka thënë ai në vijim të intervistës së dhënë për “Panorama”

PD ka qenë fund e krye e konsultuar me ne te Komiteti Qendro që i njihnim punët e partisë. Konsultimet nuk i bënte Ramizi, por i bënim ne që ishim në kontakte me ta”, vijon ai.

Xhelin gjoni ndërkohë thotë se Partia Republikane është ndërtuar në selinë e Partisë së Punës:

Kemi bërë shumë takime gjatë lëvizjes së Dhjetorit.

Po marr si shembull Partinë Republikan në krijimet e saj. Sabri Godo u thirr në dhomën 80 të Komitetit Qendror të PPSH-së e cila ishte dhoma e delegacioneve.

Meqënëse Sabriu shkonte me Sofon, (Sofokli Lazrin) burrë I zgjuar u takuan bashkë sepse do të krijonim Partinë Republikane.

Me të ishte edhe Vangjush Gambeta, zv/ kryeredaktor i “Zërit të Popullit”.

Ata kishin nevojë që të konsultoheshin për krijimin e partisë së re. Kërkesa e tyre ishte si të formojmë një parti Republikane si të kohës së Nolit”.

SHKARKO APP