Ylli Manjani: Nuk ia vlen të votojë njeri, aq me tepër opozitën e Mulit!

Nga Ylli Manjani

Për takëmin e ca “inbox-ëve” që jetojnë jashtë e më pyesin çndodhi dhe pse se votoj opozitën?

Edhe njëherë e kam stërthënë, edhe mbrëmë të Krasta e përsërita, nuk do votoj fare, jo sdo votoj opozitën. Opozita ska pse e merr personale. Nuk votoj sepse nuk ja vlen ta harxhoj votën time në asgjënë politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kam menduar e shpresuar për një Shqipëri krejt tjetër. Kjo Shqipëri nuk duket në horizont as pas këtyre votimeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa i takon opozitës, i kam dhënë mbështetje në një kohë kur pak, shumë pakkush i jepte. E kam bërë për princip, jo për përfitim. Aq më pak për detyrim siç e mendoni shumë prej Jush që e keni trurin o me ne, o kundra.

Meqë ra fjala nuk e kam hiç problem të jem edhe kundra jush nëse doni.

Por ka një moment kur njeriu vlerëson veten duke bërë pyetjen: a ja vlen të bëhesh makinë llogaritëse e votave të Mulit fjala vjen?!

Pse duhet të transformoj mendimin tim krejt sovran e të lirë për shkak se PD-së SPAK i duket tmerr e diktaturë deri në orën 11:00 kur shkon Saliu atje dhe, në orën 11:01 bëhet engjëll kur nxjerr përgjimet e radhës për konsum mishi njeriu.

Ndjesë por mendoj se vota ime vlen më shumë duke mos e përdorur në këtë rast.

Juve u priftë e mbara, por kam vendosur ta shoh edhe unë Shqipërinë ku jetoj si turist. Natyrisht të rrojë dhe SPAK se na sjell punë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?