Ylli Manjani: Shteti i drogës ngatërrohet dhe në punët e fesë
Pas meshës së mbajtur në Kishën e Labovës, dhe reagimit të menjëhershëm nga ana e Kishës Ortodokse Autoqefale, vjen reagimi i ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani.
Përmes një komenti në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Manjani shprehet vlerëson se ngjarja e Labovës nuk ka asnjë lidhje me Kushtetutën e Republikës.
Dhe sipas tij, përplasja e nxitur nga shteti që drejtohet nga drogaxhinj e njerëzve për shkak të besimeve fetare, është poshtërsi në kufinjtë e krimit kundër njerëzimit!
Reagimi i plotë i Ylli Manjanit
Shteti i drogës ngatërrohet dhe në punët e fesë.
—�—�—�—�-
Lajmi: Ministria e Kulturës, nëpërmjet Institutit të monumenteve, organizon një meshë në kishën Ortodokse të Labovës. Tre priftërinj katolikë u ftuan nga shteti të mbajnë meshën në kishën Ortodokse.
Kisha Ortodokse njofton se nuk ka asnjë dijeni për këtë aktivitet fetar në kishën e saj…
—�—�—�—�—�
Para se të komentohet ky aktivitet lunatik, është me vend të lexohet Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
Neni 10 i Kushtetutës përcakton kristal qartë se:
“1. Në Republikën e Shqipërisë nuk ka fe zyrtare.
- Shteti është asnjanës në çështjet e besimit e ndërgjegjes dhe garanton lirinë e shprehjes së tyre në jetën publike.
- Shteti njeh barazinë e bashkësive fetare.
- Shteti dhe bashkësitë fetare respektojnë në mënyrë të ndërsjelltë pavarësinë e njëri-tjetrit dhe bashkëpunojnë në të mirë të secilit dhe të të gjithëve.
- Marrëdhëniet ndërmjet shtetit dhe bashkësive fetarë rregullohen me marrëveshje lë lidhura ndërmjet përfaqësuesve të tyre dhe Këshillit të Ministrave. Marrëveshjet ratifikohen në Kuvend.
- Bashkësitë fetare janë persona juridikë. Ato kanë pavarësi në administrimin e pasurive të tyre sipas parimeve, rregullave dhe kanoneve të tyre, për aq sa nuk cënohen interesat e të tjerëve.”
Kjo është Kushtetuta!
—�—�—�—�
Kushtetuta është ligji i parë që zbatohet direkt nga të gjithë, por në radhë parë nga organet publike.
Komentet janë të tepërta! Nuk ka nevojë të jesh jurist për të vlerësuar se ngjarja e Labovës nuk ka asnjë lidhje me Kushtetutën e Republikës. Kushtetutë tek e cila Qeveria dhe Deputetët janë betuar që nuk e shkelin!
Që shteti ynë drejtohet nga drogaxhinj e trafikante, kjo u pa! Që pushteti i droguar do të sundojë edhe kjo është e qartë!
Por përplasja e njerëzve për shkak të besimeve fetare është poshtërsi në kufinjtë e krimit kundër njerëzimit!
Më në fund, dakort që shteti shteti i drogës është lunatik, por priftërinjtë pse përzihen në këto gjera?!
Në emër të zotit që ata predikojnë, nuk duhet të bëhen pjesë e shtetit lunatik.
Nëse nuk kanë fuqi të ndihmojnë besimtarët e tyre të çlirohen nga qeveria e drogës, të paktën të mos bëhen pjesë e fëlliqsirave që ai bën!
KOHA JONË SONDAZH

