Ylli Rakipi: Protesta ishte e stërmadhe, qeveria duhet të shqetësohet

Protestën që u mbajt nga PD dhe opozita mbrëmjen e së shtunës në Tiranë, gazetari Ylli Rakipi e cilësoi si një protestë klasike brenda kuadrit të asajt që ne jemi mësuar ta shohin. Për të protesta ishte e stërmadhe.

“Një protestë ku gjithçka u interpretua sipas një rregulli të vjetër dhe të ri. Vinte pas një proteste të madhe të bërë nga opozita në 7 korrik, ndërsa kjo ishte një protestë e stërmadhe. Nuk kishte vetëm njerëz të opozitës, militantë të flaktë, si ndër vite. Aty njeriu i kujdesshëm mund të lexonte se kishte dhe njerëz shumë qytetarë dhe dukej se pjesën më e rëndësishme të këtyre njerëzve në këtë protestë e kishte sjellë halli, kishin ardhur dhe për opozitën, por një pjesë të rëndësishme e kishte sjellë halli. Ishte protestë shumë masive, u habita për këtë pjesëmarrje mjaft të gjerë. Aty dukej që kishte njerëz në hall, njerëz që nuk kanë ç’të bëjnë, dhe që kanë dilemë të madhe me veten”.

Nga ana tjetër, Rakipi deklaroi se kjo është mënyra që duhet të lexoj qeveria që kemi dhe veçanërisht Edi Rama që sipas tij, po mban fjalime për botën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Qeveritë për 22 vjet i ka rrëzuar kundërshtari. Nuk është vetëm problemi i bukës, por jetesa, një brez që kërkon gjërat elementare, kjo është një ikje masive. Rama është i zgjedhur këtu dhe duhet të merret seriozisht me këtë vend, nëse do të vazhdojë të qeverisë Shqipërinë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?