Zbardhet teksti i mesazhit kërcënues për Bashën

“Thuaji kryetarit tënd të mos e përmendë emrin tim”. Kështu mendohet se i ka thënë Emiljano Shullazi deputetes demokrate Voltjana Ademi.

Ademi, sipas gazetës Dita, ka thënë në prokurori se ka qenë duke pirë kafe në një lokal me një miken e vet, dhe në tryezën tjetër ka qenë shtetasi Emiljano Shullazi.

Sipas denoncimit të saj, kur është ngritur nga tryeza, ai i ka dalë përpara dhe i ka thënë fjalët e mësipërme, duke u nisur nga përmendja e emrit të tij në deklarimet e fundit të Partisë Demokratike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi ka njoftuar për këtë Bashën dhe ky i fundit Berishën, deputetja është dërguar në Prokurori ku ka bërë denoncim dhe ka kërkuar mbrojtje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?