Zbulohet automjeti me të cilin dyshohet se u largua nga Lezha vrasësi i Ardian Nikulaj

Syri tv ka siguruar foton e mjetit me të cilin dyshohet se është larguar nga Lezha autori që ekzekutoi biznesmenin në Shëngjin.

Ardian Nikulaj u vra me armë zjarri të mërkurën në biznesin e tij në Shëngjin.

Ngjarja ndodhi në lokalin “Coral” në pedonale të Shëngjinit, që është në pronësi të viktimës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka qenë kryetari i PSD në Lezhë, kandidat për anëtar të këshillit bashkiak në këto zgjedhje dhe ish-drejtor i ALUIZNI për Lezhë. Ishte pronar baresh dhe hotelesh dhe zotëronte një nga resortet shumë të njohur te Rana e Hedhun.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nikulaj kishte precedentë të mëparshëm kriminalë; në 2003 ishte dënuar me 4 muaj burg për armëmbajtje pa leje dhe ishte dënuar me gjobë në 2006 për kontrabandë. Në vitin 2003 e ndërroi mbiemrin në 2003 nga Marku në Nikulaj.

Një nga pistat ku po heton prokuroria lidhur me vrasjen e tij është aktiviteti politik. Por nëse i referohemi të shkuarës së tij  një pistë e mundshme është hakmarrja./syri.net/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?