Zef Hila, njeriu që banorët duan kryetar bashkie

Zef Hila, kandidati të cilët banorët e bashkisë Vau i Dejës e duan kryetar me 14 maj, vazhdon takimet. Ai mirëpritet kudo në zonë pasi votuesit e dijnë se Zef Hila mbetet njeriu korrekt dhe që interesohet për të zgjidhur problemet.
Sot ai shkruan në facebook: “Me banorët e Plezhës, lidhja është e veçantë, për besimin që gjithmonë kjo zonë i ka dhënë demokracisë dhe të gjithë demokratëve.
Bashkëbisedimi me ta nxori në pah një sërë nevojash emergjente për të cilat kjo zonë ka nevojë duke nisur që me ndërtimin e një qëndre shëndetësore e cila i mungon këtij komuniteti.
Nga Plezha, bëmë publike, nismën që do të jetë për të gjithë banorët e Bashkisë Vau Dejës: zero taksa, për shërbimin lidhur me aktet e marrjes së tokës në pronësi, duke shmangur burokraci dhe shërbim falas nga punonjës të specializuar të Bashkisë Vau Dejës!
Ky shërbim do t’i jepet çdo banori në Bashkinë Vau Dejës! Të gjithë bashkë do ta kthejmë bashkinë tek qytetarët e saj!”.
Por Zef Hila ishte dje në Rranxa. Dhe për takimin me banorët e Rranxës, ka postuar: “Fshati Rranxa, si simbol i harmonisë, do të jetë në vëmëndjen e Bashkisë Vau Dejës në 4 vitet e ardhshme. Ky ishte mesazhi që përcollëm gjatë bashkëbisedimit me banorët e kësaj zone në Bashkinë Vau Dejës.
Renditëm së bashku prioritetet e kësaj zone, që kryefjalë të saj kanë infrastrukturën, rrjetin e kanalizimeve, ndryshimin e imazhit të këtij fshati në Njësinë Administrative të Bushatit.
Investimet në infrastrukturë, do të jenë prioritet për këtë zonë të Bashkisë Vau Dejës, e cila gjatë katër viteve ka qënë e harruar nga administrata aktuale.
Bashkë do t’iu kthejmë qytetarëve shërbimet e munguara! Bashkë do t’iu kthejmë bashkinë qytetarëve të saj!”– përfundon Zef Hila.

SHKARKO APP