Zëri Amerikës: Vaksinat kineze nuk janë të çertifikuara
Zëri Amerikës shkruan sot ndër të tjera për ardhjen e vaksinës kineze se “Në Shqipëri autoritetet njoftuan sot se kishin siguruar 1 milion doza të vaksinës Sinovac, përmes distributorit të saj të autorizuar në Turqi. Ngarkesa e parë prej 192 mijë dozash u nis sot nga Stambolli, ku kryeministri Edi Rama kishte shkuar personalisht që një ditë më parë. Ai bëri të ditur se brenda 60 ditësh, sasia e vaksinave Sinovac që do të mbërrijë në vend, do të shkojë në gjysëm milioni doza.
Për efektshmërinë e kësaj vaksine ka deri më tani të dhëna të ndryshme. Në Janar të këtij viti Brazili bëri të ditur se efikasiteti i saj ishte 50.4 përqind, ndërsa në fillim të marsit Turqia njoftoi për një efikasitet mbi 80 përqind.
Nga ana e saj, kompania prodhuese kineze Sinovac, ka vetë-ofruar disa rezultate kryesore, por në ndryshim nga ç’ndodh zakonisht me prodhuesit e vaksinave, këto të dhëna nuk janë botuar në ndonjë revistë shkencore, gjë e cila do të kërkonte një vlerësim nga ekspertë të palëve të treta”.
Pra sipas Zërit Amerikës këto janë vaksina të pa çertifikuara.
KOHA JONË SONDAZH

