Zgjedhjet e 25 qershorit, KQZ vendos asgjesimin e fletëve të votimit
Në mbledhjen e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shqyrtoi vendimin për asgjesimin e fletëve të votimit të zgjedhjeve për vitin 2017. Komisioni Zgjedhur kërkoi të shmangë diegien dhe ta kryejë me riciklim.
Në përfundim të debatit mbi këtë pikë, përfundimi është se KQZ vendosi hapjen e kutive të votimit dhe asgjesimin e fletëve të votimit me riciklim. Kjo u arrit me konsensus pa votë.
Në KQZ po diskutohet për shtimin e fondeve për shkak të mbulimit të kostos asgjësimin e fletëve të votimit. U diskutua fakti që ka mënyrë të përcaktuar se si miratohet buxheti dhe se kjo duhet të bëhet sipas ligjit.
Zguri pyet nëse është është e rregullt që të bëhet kërkesë extra në buxhet për rojet apo buxheti do të rivlerësohet dhe brenda shifrave të nxjerret fondi. Ai merr si përgjigje se nëse do të bëhej rivlerësim, në këtë rast do të kishte dy lloj kërkesash, ndërsa për shtim fondesh do të kishte vetëm një kërkesë.
KOHA JONË SONDAZH

