Zgjedhjet në Dibër; Kreshnik Spahiu: Të votohet Sherefedin Shehu
Pas konfirmimit zyrtar të Partisë Demokratike, për kandidatin e saj për postin e Kryebashkiakut të Dibrës, sot kjo kandidaturë ka marrë mbështetjen e parë.
Përkundër deklaratës se në zgjedhjet e pjesshme lokale për kreun e Bashkisë Dibër, opozita do të ishte e veteme, Aleanca KuqeZi ka shprehur mbështetjen.
Në një deklraratë për shtyp, ku thuhet se kjo aleancë do të mbështesë kandidatin e Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu.
Qëndrimi u shpreh pas regjistrimit në KQZ për zgjedhjet në Peshkopi. Duke e konsideruar Dibrën si testin e parë për rotacionin politik, AK shpreh bindjen se fronti anti-Rama do fitoje Bashkine e Peshkopise.
“Të largojmë brekegrisurit Shukri në Shqipëri”.
AK paralajmëroi tubime masive në Dibër deri me 11 shtator, ndërsa apeloi çdo kuqezi të votojë Sherefedin Shehun si kryetar të Bashkisë së Peshkopisë.

