Zgjedhjet në PE, Manjani ironi me tre zyrtarët e BE: Romana, Mogherini, Hahn
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar zgjedhjet për Parlamentin Europian, ndërkohë që nuk i ka kursyer ironitë me përfaqësuesit e BE të përfshirë në procesin e integrimit të Shqipërisë.
Deri tani, Partia Popullore Evropiane e qendrës së djathtë mbetet blloku më i madh dhe pritet të formojë një koalicion pro-BE.
Manjani ironizon zyrtarët e BE si Romana Vlahutin, Federica Mogherini, Johanes Hahn, apo Knut Fleckestein, i cili ka paralajmëruar disfatën dhe humbjen e karriges në PE.
“Të majtë e të djathtë, ekstremistë e centristë, fitimtarë e të mundur në Bashkimin Europian bien dakord që:
Bashkimi Europian duhet REFORMUAR.
Romana-Mogherini-Hahn na çanë atë, kokën dmth, duke na reformuar. Po këta paskan qenë të pa reformuar për vete…
Po mirë, le t’ja nisin reformës! Të emërojnë Ramanën se vërdallë pa punë e kanë, si kapedane të reformës.
Të marrin edhe Calaverën e ONM se do ju duhet që t’ua monitorojë reformën.
Ta marrin edhe Sorecën, që të dënojë publikisht cilindo që do protestojë kundër reformës së BE.
Ndërkohë mund të shfrytëzojnë edhe burime të tjera që mund ti marrin si konsulentë me ditë pune nga pensioni, si psh Knut-i apo edhe Boschart i cili del në pension së shpejti…
Aman, veç të reformohen iher ata, pa pret puna jonë…”, shkruan Manjani.
KOHA JONË SONDAZH

