Zgjedhjet për kreun e PD, Bardhi: Përjashtimi i 50 mijë anëtarëve është një damkë turpi

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, e cilësoi të turpshme përjashtimin e 50 mijë anëtarëve me të drejtë vote.

Sipas tij zgjedhjet për kreun e PD më 29 korrik po e përcajnë edhe më shumë PD-në.

“PD ka nevojë të forcohet dhe jo të zvogëlohet. Ka nevojë për të afruar anëtarë dhe jo për të përjashtuar. Akti i përjashtimit të mbi 50 mijë anëtarëve me të drejtë vote është një damkë turpi mbi ata që po urdhërojnë zvogëlimin e PD për ta shndërruar atë në një parti private! Kjo është një rrugë e gabuar dhe nuk është garanci për të ardhmen. Është dëm me pasoja të rënda për PD nga sjellje të së shkuarës së saj”, shprehet ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?