FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zgjerohet harta e përmbytjeve/ Pas Tropojës, bllokohen Fieri dhe Lushnja, probleme dhe në Elbasan

Reshjet e dy ditëve të fundit kanë shënuar përmbytje në disa zona të vendit. Situata më alarmante paraqitet në Tropojë në Bytyq, ku 25 banesa rrezikohen të përmbyten dhe mbi 30 banorë janë evakuuar.

Gjithashtu nuk mungojnë rrëshqitjet e dherave dhe akset e përmbytura në këtë zonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu raportohet se edhe në qytetin e Elbasanit reshjet kanë shkaktuar probleme. Rrugë të përmbytura, tjegulla të banesave private të rrëzuara përtokë, dhe pemë të thyera është gjendja e qytetit të Elbasanit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Situata alarmante deri në këto momente është raportuar edhe në Lushnje dhe Fier, ku janë përmbytur rrugët. Në Lushnje raportohet se uji ka arritur një nivel prej rreth 30 cm, duke bllokuar bulevardet kryesore edhe si pasojë e pusetave të bllokuar.

Edhe në Fier raportohet e njëjta situatë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?