Zv/ministrja i përgjigjet Lu-së: S’kam të dhëna për implikim të pushtetarëve në trafikun e njerëzve

Zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda ka deklaruar se nuk ka informacion në lidhje me ato që ambasadori Lu deklaroi se pushtetarë të votuar kanë trafikuar vajza për skllavëri.

E ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Voda theksoi se në qendër të operacionit Forca e Ligjit janë pikërisht edhe grupet kriminale të trafikut të qenieve njerëzore.

Pyetje: U duk sikur fliste për drejtues konkret, të votuar kur thoshte ju neveris, si është informacioni që ju keni a ka hetime apo të dhëna që ka ministria e Brendshme për drejtues të lartë që janë dhe trafikantë të grave dhe vajzave?

Swiss Digital Desktop Reklama

Voda: Unë nuk kam të dhëna konkrete për  këtë gjë dhe nuk më lejohet edhe për shkak të pozicionit që kam. Ne jemi 4 zv/ministra, unë mbuloj migracionin, azilin, shtetësinë edhe koordinator kombëtar për trafikimin e qenieve njerëzore. Trafikimi i qënieve njerëzore është një nga veprat penale më të rënda dhe ndoshta e kuptoj ambasadorin amerikan kur thotë që ndjej neveri. Jo më kot ministria e Brendshme pak kohë më parë ka miratuar operacionin Forca e Ligjit, ku në fokus janë një sërë veprash penale dhe grupe kriminale të caktaura që merren me to, pse jo edhe grupet kriminale që merren me trafikimin e qënieve njerëzore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Voda paralajmëroi se do të ketë edhe arrestime sa i përket këtyre grupeve kriminale që trafikojnë njerëz.

Voda: Ky është vetëm fillimi, forca e ligjit do të godasë fort dhe pa mëshirë. Është një angazhim i ministrisë së Brendshme, sic e thotë edhe ministri që prioritet i prioriteteve është lufta kundër krimit të organizuar dhe pse jo edhe rrjete kriminale që merren me trafikimin e qënieve njerëzore.  Megjithëse nga një analizë që i është bërë situatës grupeve kriminale në Shqipëri pjesën më të madhe e zënë ato që merren me trafikun e narkotikëve dhe ato që merren me trafikimin e qënieve njerëzore zënë një përqindje më të vogël, gjithësesi është në fokus të operacionit Forca e Ligjit.

Deklaratat e ambasadorit Lu

“Ndjej neveri që disa prej drejtuesve të votuar të këtij vendi ma merr mendja edhe nga vendet të tjera në rajon kanë qenë burrat që i shitën këto vajza të pafajshme në skllavëri. Ata duhet të arrestohen dhe të dënohen me të gjithë fuqinë e ligjit” 

Kjo deklaratë e fortë u bë nga ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, i cili mori paraditen e sotme pjesë në konferecën rajonale kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Departamenti Amerikan i Shtetit kushton një rëndësi të veçantë bashkëpunimit rajonal sa i takon luftës kundër trafikimit të personave.

Dhe Shqipëria në këtë luftë  ka treguar “udhëheqje rajonale” vlerësoi ambasadori amerikan Donald Lu i ftuar në konferencën rajonale kunder trafikimit të qënieve njerëzore, “Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve dhe vetëdijes për të luftuar trafikimin e personave në Ballkan”.

Ndërkohë bëri një thirrje qeverisë për fondet që janë strehëzat e grave të përfundojnë pikërisht në ndihmë të  vajzave dhe grave viktima të këtij trafiku.

Donald Lu: Kanë qenë burrat qe i i çojnë këto vajza të pafajshme në skllavëri. Ata duhet të arrestohen dhe të dënohen me të gjithë fuqinë e ligjit. Për ta bërë këtë vendet e këtij rajoni duhet të mendojnë për zbatimin e ligjit dhe ofrimin e shërbimeve në një kontekst rajonal.

E përgëzojmë Shqipërinë që ka treguar udhëheqje rajonale, përfshirë mikpritjen e një konference për 10 kordinatorë të anti-trafikut 2 vjet më parë, për të diskutuar parandalimin e trafikimit të fëmijëve.

 Trafikimi i qënieve njerëzore nuk është një çështje që mund të zgjidhet pa bashkpunim intensiv rajonal. Departamenti Amerikan i Shteti e kupton këtë dhe ka dhënë një grant bujar për qeveritë dhe organizatat jofitimprurëse për të krijuar një rrjet rajonal bashkëpunimi.

Jemi veçanërisht entuziastë për punën inovatore të këtij projekti në përpjekjet e ri-integrimit të viktimave sepse qëllimi afatgjatë nuk është vetëm vendosja e viktimave në strehëza, por që ato të dalin prej tyre me aftesi, siguri financiare dhe vetëbesim. 

Ky projekt do të ndihmojë për këtë. 

Se fundmi i bëjmë thirrje qeverive të këtij rajoni, veçanërisht këtu në Shqipëri, të vazhdojnë të japin fonde për strehëzat e këtyre grave dhe fëmijëve të trafikuar. Në rastin e Shqipërise, këtu ka nevojë jo vetëm që të angazhohen politikisht në këtë situatë, por që edhe t’i dorëzojnë me vërtet fondet e caktuara pa vonesa. I urojmë fat në zbatimin e këtij projekti të rëndësishëm, ju e keni mbështetjen tonë.

Në konferencë morën pjesë edhe zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda, si dhe Koordinatoret Antitrafik te Maqedonise, Malit te Zi dhe Kosoves.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?