Zyrtarja e lartë amerikane vjen sot në Tiranë. Takime me Ramën e Alibeajn, por jo me Berishën

Ditën e sotme mbërrin në Tiranë ndihmëssekretarja e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, për një vizitë të shkurtër zyrtare.

Zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit pritet të takohet me kryeministrin Edi Rama, e biseda mes tyre do të fokusohet jo vetëm ne politikën e jashtme, si kriza në Ukrainë apo Integrimi në Bashkimin Europian, por edhe politikën e brendshme si reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit.

24 orë para Kuvendit të Sali Berishës që synon të zgjedhë kupolën e re drejtuese të Partisë Demokratike, e dërguara e Shteteve te Bashkuara të Amerikës ka ftuar në takim 3 zyrtarët demokratë, të cilët vijojnë të mbështesin linjën e amerikanëve, Jorida Tabakun, Gazment Bardhin dhe Enklejed Alibeajn. Për shkak se selia blu është tashmë në kontrollin e Sali Berishës, takimi është caktuar të mbahet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?