Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 07:28 Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik Policia e Parisit ka njoftuar ndalimin e tubimeve në disa zona kyçe të qytetit, përfshirë Pallatin Presidencial Elysee, Sheshin Bastille, të dyja dhomat e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

REL: Kisha ankohet për punimet afër Manastirit të Deçanit, Komuna thotë se janë mirëmbajtje

Rajoni E mërkurë, 29 Korrik 2026 19:15
REL: Kisha ankohet për punimet afër Manastirit të Deçanit, Komuna thotë se janë mirëmbajtje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë njoftoi se brenda Zonës së Veçantë të Mbrojtur të Manastirit të Deçanit kanë rifilluar punimet në rrugën e transitit ndërkombëtar Deçan-Plavë. Por, nga Komuna e Deçanit thanë se bëhet fjalë për mirëmbajtjen e rrugës. Në njoftimin e Dioqezës thuhet se as Manastiri i Deçanit dhe as Dioqeza nuk janë njoftuar paraprakisht për këto punime, e as nuk u është dorëzuar dokumentacioni i projektit apo ndonjë shpjegim lidhur me qëllimin, shtrirjen dhe bazën ligjore të tyre.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Por, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, tha se është kryer një aktivitet dyditor i mirëmbajtjes së rrugës në fjalë, përkatësisht i mbushjes së gropave, largimit të barit dhe shkurreve, si dhe largimit të pluhurit të grumbulluar përgjatë rrugës. Ai shtoi se punimet kanë përfunduar dhe se komuna i kishte kryer ato edhe më herët, bazuar në marrëveshjen me igumenin e Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq. “U kërkoj të gjithëve mirëkuptim dhe që nevoja për mirëmbajtjen e kësaj pjese të rrugës të shihet në mënyrën e duhur, duke u përmbajtur nga vlerësimet dhe kualifikimet që nuk e pasqyrojnë gjendjen reale”, tha Ramosaj.

Mund t'ju interesojë

Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

3 Tetor 2026, 11:26
Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

28 Shtator 2026, 12:05
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë

Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë

27 Shtator 2026, 20:45

Në Kosovë, në vitin 2008, u miratua Ligji për zonat e veçanta të mbrojtura, i bazuar në Planin e Ahtisaarit, i cili synon mbrojtjen e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, si dhe të pronës së saj. Ky ligj garanton mbrojtjen e manastireve, kishave dhe objekteve të tjera fetare të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, si dhe mbron vende të tjera me rëndësi kulturore dhe historike që kanë rëndësi të veçantë për komunitetin serb. Ndërtimi i rrugës magjistrale Deçan-Plavë është ndërprerë disa herë deri më tani, pasi kalon nëpër Zonën e Mbrojtur. Megjithatë, në vitin 2020 u arrit një marrëveshje për ndërtimin e një traseje anashkaluese rreth Manastirit të Deçanit, përmes Këshillit për Zbatim dhe Monitorim, i cili përbëhet nga përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, Kishës Ortodokse Serbe dhe komunitetit ndërkombëtar.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Avdullah Hoti, kishte deklaruar se marrëveshja ishte rezultat i diskutimeve disamujore që ishin zhvilluar në mënyrë konstruktive. Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë njoftoi më 29 korrik se Këshilli për Zbatim dhe Monitorim nuk ishte informuar për rifillimin e punimeve në afërsi të Manastirit të Deçanit. Ky këshill përbëhet nga dy ministra të Qeverisë së Kosovës dhe mitropoliti serb, Teodosije, ndërsa në punën e tij marrin pjesë edhe shefat e misioneve të Bashkimit Evropian dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë.

Dioqeza e Rashkës dhe Prizren tha se shpreson që Policia e Kosovës dhe organet e tjera kompetente do të përcaktojnë pa vonesë “se kush i ka urdhëruar dhe miratuar punimet, do të verifikojnë bazën e tyre ligjore dhe do të ndërmarrin të gjitha masat që janë në kompetencën e tyre për të siguruar respektimin e ligjit, rendit juridik dhe regjimit të Zonës së Veçantë të Mbrojtur, si dhe për të ndërprerë punimet e nisura”. Lidhur me këtë rast reagoi edhe Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit, duke deklaruar se çdo veprim që nuk është në përputhje me ligjin dhe procedurat e parashikuara për mbrojtjen e trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore përbën “cenim të drejtpërdrejtë të rendit juridik dhe rrezikon më shumë sigurinë dhe mbijetesën e trashëgimisë së Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë”.

“I bëjmë thirrje të gjitha institucioneve kompetente, si dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë që janë garantues të zbatimit të mekanizmave ligjorë ekzistues, të reagojnë urgjentisht, të ndërpresin të gjitha aktivitetet që nuk janë në përputhje me regjimin e Zonës së Veçantë të Mbrojtur dhe të sigurojnë zbatimin e plotë të ligjit”, u tha në njoftimin e Listës Serbe. Edhe Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë reagoi, duke u bërë thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë në Kosovë që të ndalin pa vonesë punimet. Kjo zyrë vlerësoi se këto aktivitete janë qartazi pjesë e “një politike më të gjerë të presionit sistematik ndaj Kishës Ortodokse Serbe dhe besimtarëve të saj” dhe se për këtë arsye po zhvillohen pa asnjë pëlqim apo dijeni të Dioqezës Rashkë-Prizren dhe Manastirit të Deçanit.

Në njoftim thuhet se edhe rregulloret e miratuara në Prishtinë nuk po respektohen kur bëhet fjalë për të drejtat e garantuara dhe pronën e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë. Ndërkaq, Manastirin mesjetar të Deçanit në Kosovë së fundmi e vizitoi pastori Mark Burns, këshilltar joformal i presidentit amerikan, Donald Trump, për çështje shpirtërore. Ai deklaroi për Radion Evropa e Lirë se vërejtjet e tij mbi pozitën e Kishës Ortodokse Serbe dhe liritë fetare do t’ia përcjellë Departamentit amerikan të Shtetit. Më pas, ai shkroi në rrjetin social X se Departamenti amerikan i Shtetit ka nisur bisedime diplomatike me Serbinë “për ta mbajtur Kosovën përgjegjëse për trajtimin e keq të të krishterëve, përfshirë edhe besimtarët e Kishës Ortodokse Serbe”.

Liritë fetare përmenden edhe në Marrëveshjen për Normalizimin Ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e njohur si Marrëveshja e Uashingtonit, e nënshkruar në shtator të vitit 2020 në Shtëpinë e Bardhë, gjatë mandatit të parë presidencial të Trumpit. Në marrëveshje thuhet, ndër të tjera, se të dyja palët angazhohen të respektojnë liritë fetare, përfshirë ripërtëritjen e dialogut ndërfetar, mbrojtjen e objekteve fetare dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore që mbrojnë Kishën Ortodokse Serbe. Ndërkohë, Kosova dhe Serbia në vitin 2023 u pajtuan për Aneksin e zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, në të cilin përmendet formalizimi i statusit të Kishës Ortodokse Serbe. Në të thuhet se #Kosova duhet të sigurojë një nivel shtesë të mbrojtjes për objektet dhe trashëgiminë e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë”. Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve nuk është nënshkruar, por Bashkimi Evropian, i cili ndërmjetëson dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar se ajo është juridikisht e detyrueshme për të dyja palët. /REL/

Etiketat e lidhura

Deçan
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik
Para 24 minutash

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë
Para 25 minutash

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”
Para 26 minutash

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura
Para 28 minutash

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 14 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 12 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 13 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 14 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.