FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trendafilova pritet me protesta! Disa të arrestuar, mes tyre kreu i PSD-së

Kët të mërkurë, Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një protestë kundër vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), Ekaterina Trendafilova.

Protestën e mbështeti edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së Faton Klinaku. Në anën tjetër, për mbarëvajtjen e kësaj proteste janë një numër i madh i policëve.

Protesta ka agravuar në përdorimin e gazit lotsjellës, ndërsa ndërhyrja e policisë ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës. Policia e Kosovës ka arrestuar disa anëtarë të Partisë Socialdemokrate, përfshirë edhe kryetarin Dardan Molliqaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trendafilova ndodhet për vizitë në Kosovë dhe pritet të mbajë një takim me përfaqësues të shoqërisë civile.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?