
Nëse dëshironi të kuroni aknet konsumoni verë të kuqe… sigurisht me sasi të moderuara, në mos do të vuani nga gjëra të tjera më të rënda se aknet.
Ekspertët e Universitetit të Kalifornisë, Los Angeles, kanë zbuluar se vera e kuqe ndihmon për të kuruar lëkurën e me probleme, falë antioksiduesit të njohur si Resveratrol.
Ky i fundit është prezent në shumë fruta, të tilla si rrushi dhe manaferrat.
Ndaj, nëse keni probleme me aknet, vera e kuqe duhet të jetë “mikesha” juaj më e mirë.
