”200 mijë euro, ose nxjerr videot intime”, ish-miss Kosova shantazh biznesmenit. Ai i bleu edhe ”Audi Q8”

Ish-miss Kosova, Zana Berisha, po hetohet nga Prokuroria për shantazh ndaj një biznesmeni nga Prizreni. Ajo dyshohet se e detyroi biznesmenin të paguajë rreth 200 mijë euro, një pjesë e tyre para të gatshme dhe një veturë luksoze.

Kallxho.com ka siguruar dosjen e Prokurorisë ku thuhet se prej muajit gusht të vitit 2021 e në vazhdimësi deri më 8 tetor 2023, në intervale të ndryshme kohore, në Prizren dhe Prishtinë, e pandehura Zana Berisha me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër e kanos të dëmtuarin I.J., se do t’i dërgojë fotot dhe videot personale të tyre familjes së të dëmtuarit.

Në dosje përshkruhet se pasi i dëmtuari dhe e pandehura krijojnë lidhje dashurie, gjatë muajit gusht të vitit 2021 derisa e pandehura kishte shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga i dëmtuari kërkon shumën prej 100 mijë euro për nevojat e saj.Sipas dosjes, kur i dëmtuari nuk ia dërgon shumën e kërkuar dhe kërkon nga e pandehura që të ndërpresin lidhjen e tyre, e pandehura e kërcënon të dëmtuarin se do t’ia shkatërrojë familjen dhe në rrjetin “Instagram”, nga adresa “….” dërgon foto dhe video të tyre personale, disa nga ato me përmbajtje intime, te bashkëshortja, djali dhe shokët e të dëmtuarit.

Në fillim të vitit 2022, pasi e pandehura kthehet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, derisa i dëmtuari ishte në hotelin “…”, në Prishtinë, aty vjen e pandehura dhe i drejtohet të dëmtuarit “çka të kam bërë ishte vetëm 30 përqind dhe 70 përqind kam gjëra që do të publikoj, ke menduar se ke përfunduar lidhjen, por unë akoma se kam përfunduar”. Më pas gjatë muajit gusht të vitit 2022 i dëmtuari detyrohet që t’ia bëjë pagesën për blerjen e veturës “Audi Q8” të pandehurës dhe atë në shumën 70 mijë euro, me kërcënime se nuk ia paguan veturën të pandehurës, e njëjta do t’ia prishë dasmën e djalit të të dëmtuarit.

Më datë 5 shtator 2023, i dëmtuari detyrohet t’ia japë të pandehurës shumën prej 50 mijë euro si kërkesë e të pandehurës për ta mbyllur këtë çështje, dhe i dëmtuari nuk e lajmëron rastin në Polici meqë e pandehura e shantazhon dhe kërcënon duke i thënë se e lajmëron djalin e të dëmtuarit.Po ashtu në shtator të vitit 2022, derisa i dëmtuari ishte duke drekuar së bashku me shokun e tij A.R., në një në Prishtinë, e pandehura kërkon nga i dëmtuari shumën prej nga 5 mijë euro në muaj, që i dëmtuari mos të ketë pasoja në familje.I dëmtuari, sipas Prokurorisë, nga kanosjet se e njëjta do t’i dërgojë përsëri fotografitë dhe videot intime familjarëve të tij dhe do t’ia dëmtonte rëndë nderin dhe autoritetin si dhe do t’ia cenonte rëndë privatësinë, të pandehurës ia jep nga 5 mijë euro në muaj deri në korrik të vitit 2023. /Marrë nga Kallxo.com/

SHKARKO APP