26-vjeçarja shpenzon 58 milionë euro për dasmën në Paris

58 milionë euro të mjaftojnë të marrësh me qira Château Villette për ceremoninë, akomodimin për një natë në Pallatin e Versajës, një koncert privat nga Maroon 5, një drekë private në Suitën Chanel Haute Couture në Ritz.

Një darkë provash në Opera dhe festa nën Harkun e Triumfit, aeroplanë privatë për të ftuarit, akomodim luksoz me pesë yje, shëtitje përgjatë Seine dhe sigurisht Dior krijon një fustan ëndrrash.

“Fatin” e kishte influencuesja dhe trashëgimtarja amerikane Madelaine Brockway (26 vjeç) e cila u martua me agjentin e muzikës Jacob LaGrone, më 18 nëntor, në atë që tashmë është quajtur “dasma e shekullit”. Ajo është një miliardere.

Babai i saj, Robert “Bob” Brockway, është manjat i suksesshëm që shërben si president dhe CEO i Bill Ussery Motors. Ai është i martuar me Paula Brockway, nënkryetare e degës së Mercedes-Benz Coral Gables.

SHKARKO APP