A do të jetë Luiz Ejlli opinionist në Big Brother Vip 3? Këngëtari: Do prisni! Gjithmonë ka diçka …
Fituesi i Big Brother VIP 2, Luiz Ejlli së fundmi i është përgjigjur zërave lidhur me faktin se ai mund të jetë pjesë e produksionit, si opinionist apo diçka tjetër. Luizi nuk i mohoi këto lajme, por nuk dha asnjë detaj, duke iu kërkuar të gjithëve të presin për më shuma.
“Tën-tën, do prisni pra! Prisni derisa të fillojë! Do ketë diçka… Diçka ka gjithmonë, a rri unë pa bërë gjë!? Ti ke fjet me mu, ke hangër me mu, ke vujt me mu”, tha këngëtari, duke iu drejtuar gazetarit Sharka, me të cilin ka ndarë shumë ditë brenda shtëpisë së Big Brother, gjatë sezonit të dytë.