A u bë fotografja shkak për divorcin? Ja çfarë zbulon ish-pjesëtari i oborrit mbretë
Ndarja e Princ Lekës nga Elia Zaharia ka qenë një nga temat më të komentuara në opinionin publik ditët e fundit. Këtë të hënë, Princi Leka dhe Elia Zaharia konfirmuan fundin e martesës së tyre përmes një deklarate publike.
Ish-drejtori për Marrëdhëniet me Mediat në oborrin mbretëror, Erion Teli, zbuloi se kriza në çiftin mbretëror kishte nisur më shumë se një vit e gjysmë përpara dhe, pavarësisht mundësive që Princi dhe Elia i dhanë njëri-tjetrit, martesa e tyre nuk mundi të funksionojë.
I pyetur nëse ishte fotografja Blerta Celibashi shkaku i ndarjes mes çiftit mbretëror, Teli tha se kjo është e pavërtetë.
“Absolutisht nuk është e vërtetë. Princi nuk është njeri që luan me dy standarde. Princi, gjatë kohës që ka qenë me zonjën Zaharia, ka qenë njeri besnik. Nuk luan me dy standarde. Me zonjën Blerta Celibashi kanë një muaj e gjysmë që shoqërohen. Me zonjën Zaharia ka më shumë se 1 vit e gjysmë që mund të quhet e mbyllur”.