Agron Llakaj: Kjo është Shqipëria e Madhe, himni ynë është Xhamadani vija-vija

Aktori i mirënjohur i humorit, Agron Llakaj ka uruar shqiptarët në mbarë botën për kualifikimin e kombëtares në “EURO 2024”. Llakaj shprehet se kjo fitore dhe kjo kombëtare përfaqëson Shqipërinë e Madhe.

“Vellezer dhe motra, kudo qe ndodheni, jetoni dhe punoni…,ndajme bashke gezimin e ligjshem te kualifikimit te kombetares sone ne Euro 2024…,feste e ligjshme ne gjithe hapesirat shqipfolese.

Bravo cuna, bravo shqipe!

E kam thene dhe rithene…,kjo eshte “ Shqiperia e Madhe “

Zoti eshte me Ne”, shkruan ai.

Ndërkohë aktori kërkon që prezente në stadium dhe çdo festë, si himn i shqiptarëve të jetë kënga “Xhamadani vija-vija”.

“Ps…,ju lutem, ne nderim te heroit Adem Jashari,perulem thellesisht dhe me mirenjohje per vepren e Tij!

Por nuk eshte kenga” Mora fjale “..qe mund te na bashkoj dhe te kthehet ne himn per shqiptaret…” Xhamadani vija-vija” eshte simbolika e hymnit perpos atij qe kendojme me shpirt e gjak…,Himni i Flamurit!

Vellazerisht”, përfundon Llakaj.

SHKARKO APP